Organizatorët më të mirë në Europë

Lista kryesohet nga belgu Kevin De Bruyne

Kevin De Bruyne është organizatori më i mirë në Europë. Revista e njohur sportive “FourFourTwo” e vendos në krye të listës së saj mesfushorin belg. Në komentin e saj shkuan se golat e Erling Haaland te Manchester City janë edhe meritë e De Bruyne.

Në vendin e dytë është Lionel Messi, i cili pas sezonit të kaluar mes vështirësive për tu përshtatur te Paris Saint Germain, po jep rezultat tani me pasimet e tij.

Në vendin e tretë është Martin Odegaard. Kapiteni i Arsenal, e bën më rezultative lojën sulmuese të Topçinjve të Londrës sëbashku me Granit Xhakën. Në dhjetëshen më të mirë të organizatorëve janë edhe Christian Eriksen, Pedri, Jamal Musiala apo Hakan Calhanoglu.

Tv Klan

Lexo me shume