Osmani për targat: Jemi në luftë me bandat, jo me serbët, presim përkrahje nga BE dhe SHBA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë të përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen është shprehur se, një shumicë e madhe e serbëve i kanë konvertuar targat e tyre në RKS dhe i kanë hequr ato të kohës së Millosheviçit.

Sipas saj, një një pakicë e serbëve, që janë nën presion të madh nga Beogradi s’po e bëjnë një gjë të tillë.

Ajo tha se. vendimi për targat nuk është kundër serbëve, ndërsa shtoi se, lufta e Kosovës është luftë kundër bandave dhe luftë për sundim të ligjit.

“Raporti për sundim të ligjit tregon që veprimet tona janë të drejta, assesi s’janë kundër serbëve. Por edhe fakti që 90% e serbëve i përdorin targat është dëshmi që ky veprim s’është kundër tyre.
Lufta jonë është luftë kundër bandave. Në luftën tonë kundër bandave dhe për sundim të ligjit, presim përkrahjen e aleatëve edhe në Bashkim Evropian edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Osmani.

Kujtojmë se, një automjet i llojit “Volkswagen” me targa 02 – 626 – FL, është djegur mbrëmë rreth mesnatës në Leposaviç. Sipas KosovaPress-it, ngjarja lidhet me regjistrimin e automjetit në targa RKS ditën e djeshme dhe se, automjeti është djegur qëllimshëm nga autorë deri tani të panjohur.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviç. Një ditë më parë në Leposaviç ishte djegur automjeti i një efektivi policie gjithashtu.

Lexo me shume