Pa Van Gogh e pëson edhe Monet, aktivistët e klimës hedhin pure patatesh mbi pikturën e famshme

Piktura e famshme e Çlaude Monet “Les Meules” e cila është ekspozuar në Muzeun Barberini në Potsdam, Gjermani, është bërë një objektiv i aktivistëve të klimës.

Dy aktivistë nga grupi klimatik “Brezi Letzte” shkuan në muze dhe derdhën pure patatesh mbi pikturën. Lëvizja vjen nëntë ditë pasi dy aktiviste hodhën supë me domate në ekspozitën e famshme Sunfloëers të Vincent van Gogh në Galerinë Kombëtare të Londrës dhe pesë ditë pasi aktivistët shkaktuan bllokime trafiku në një urë pranë kryeqytetit britanik.

Aktivistët gjermanë hynë në muze të dielën të veshur me xhaketa portokalli dhe iu afruan pikturës, e çila u shit në ankand për 110 milionë dollarë në 2019.

“Ne po i bëjmë shoqërisë të njëjtën pyetje si dy gratë me supën e domateve në Galerinë Kombëtare të Londër javën e kaluar: Çfarë vlen më shumë, arti apo jeta?”, shkroi grupi aktivist i klimës në Twitter pas incidentit.

Duhet theksuar se nuk është e qartë nëse piktura e Monetit është dëmtuar. /abcnews.al

Lexo me shume