Pacquiao do rikthehet në ring

Humbësi i zgjedhjeve për president në Filipine sfidon youtuberin DK Yoo

Mani Paskuaj nuk ka ndërmend të heqë dorë nga boksi. Edhe pse në moshën 43-vjeçare, filipinasi do të ngjitet në ring për një ndeshje interesante kundër një Youtuberi koreano-jugor. Ai e quajti si “kthimi im në ring”, duke theksuar se donte të provonte që është sërish vendimtar në boksin profesional.

Legjenda filipinase doli në pension vitin e kaluar për të kandiduar për president i vendit, por pas humbjes politike ai vendosi të imitonte shumë emra të njohur të boksit për tu ringjitur në ring.

Përballja kundër DK Yoo do të zhvillohet në Seul më 11 dhjetor me të ardhurat që do të shkojnë totalisht për bamirësi. Paçkuaj dhe ylli i rrjeteve sociale do t’i dhurojnë për familjet ukrainase të shkatërruara pas luftës me Rusinë dhe të pastrehët në Filipine.

Klan News

Lexo me shume