Pakënaqësi me lojtarët? Allegri sqaron situatën

Thashethemet thonë se shumica e lojtarëve të Juventusit nuk e mbështetën vendimin për t’u përgatitur për ndeshjen me Torinon në bazën me dyer të mbyllura. Këtë e ka komentuar trajneri Massimiliano Allegri.

“Nuk është e vërtetë që disa nga lojtarët kanë refuzuar të vijnë. Këtu nuk ka asnjë dënim. Nga Izraeli u kthyem të mërkurën në orën gjashtë të mbrëmjes dhe të nesërmen shkuam në fushë në dhjetë të mëngjesit.

Jemi të fokusuar se si t’i japim fund krizës. Mënyra e vetme për ta bërë këtë është të arrijmë rezultate pozitive”, tha Allegri gjatë një konference për shtyp të premten. /G.D abcnews.al/

Lexo me shume