Pamjet shokuese, emigranti plagos me thikë në qafë dy policë në Greqi

Dy policë kanë mbetur viktima të një sulmi në makinën e patrullës mbrëmjen e së enjtes në Selanik nga një i huaj i cili i ka sulmuar me një mjet të mprehtë dhe i ka plagosur në qafë .

Sipas informacioneve, gjithçka ka ndodhur pak para orës 20:00, në rrugën Monastiriou , kur dy efektivët e policisë që shërbejnë në Drejtorinë e të Huajve kanë kontrolluar të huajin dhe më pas e kanë futur në makinën e patrullës për ta sjellë brenda.

Më pas, sulmuesi ka mundur të shpëtojë dhe ka plagosur në qafë dy policët, me gjasë duke përdorur një thikë. Punonjësit e policisë, pavarësisht sulmit që kanë marrë, nuk e kanë humbur durimin dhe kanë arritur të imobilizojnë sulmuesin .

 

Sipas informacioneve , bëhet fjalë për një 45-vjeçar me origjinë nga Bangladeshi , i cili është arrestuar.

Fotot e plagëve të punonjësve të policisë të publikuara nga kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Policisë së Selanikut, Thodoris Tsairidis, janë shokuese pasi tregojnë se sulmuesi ka plagosur efektivët e policisë shumë afër arteries karotide dhe mund të ketë qenë fatal.

Punonjësit e policisë janë dërguar në spital dhe kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. /abcnews.al/

Lexo me shume