Pantallona sportive me taka të larta? Kim Kardashian thotë po

Kim Kardashian ka guxuar sërish me stilin e saj. Ylli televiziv që frymëzoi sfilatën e fundit të Dolce & Gabbana ( të titulluar #CiaoKim) ka dalë me një stil të ri që nuk është për të gjithë. Biznesmenia ndoqi ndeshjen e basketbollit të vajzës së saj North West fundjavën e kaluar me një veshje krejt të zezë.

Megjithatë, përveç faktit se nuk ishte gjithçka klasike, Kardashian kishte zgjedhur një palë pantallona sportive të kombinuara me taka. Po, Kim i ka kombinuar pantallonat sportive me taka të larta dhe nuk është e vetmja, pasi dhe Julia Roberts u pa e veshur me një palë pantallona sportive me taka.

/abcnews.al

Lexo me shume