Paqartësi për buxhetin 2023/ Deputetët e majtë dhe të djathtë, dyshime për parashikimin e rritjes ekonomike

Komisioni i Ekonomisë ka nisur me debate shqyrtimin e projektbuxhetit 2023, pasi deputetët kanë kërkuar të njihen edhe me ndryshimet e paketës fiskale e cila mungonte në tryezë.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha se ekonomia do të rritet me 2.6% vitin që vjen, ndërsa deputetët kanë kërkuar se ku do të mbështetet kjo rritje.
“Rritja ekonomikë në gjysmën e parë të vitit 2022 ishte relativisht e fortë, 4.2% e gjeneruar nga kërkesa e brendshme konsumi, investimet, dhe kërkesa e huaj neto. Papunësia ra më tej me 11.3%, ndërsa punësimi u rrit 4.3% nga viti në vit.” tha Delina Ibrahimaj

“Dua të di ku do të mbështetet kjo rritje.” tha Braçe.
Plan ambicioz qeveria ka edhe për të ardhurat, ku ndikim pritet të japin edhe taksat e reja, ku ligji më i rëndësishëm i paketës fiskale lidhet me taksimin e profesionistëve të lirë që ofrojnë shërbime.
“Janë mbi 14 mijë profesione të regjistruara me statusin e personit fizik, të cilat do të jenë subjekt i tatimit, duke ndikuar në këtë mënyrë në dekurajimin e fenomenit të kalimit nga listëpagesa me statusin e të punësuarit dhe me barrë fiskale progresive 13 % dhe 23 %, tek personi fizik i vetëpunësuar me barrë fiskale 0 %.”- u shpreh Ibrahimaj.
Ndërkohë, pavarësisht krizës, qeveria ka rishikuar sërish rritjen ekonomike për këtë vit në 3.7% rritje, nga 3.2% që kishte planifikuar në mars kur nisi lufta në Ukrainë, që nuk kurseu as ekonominë shqiptare.
 

Top ChannelLexo me shume