Paqe në pjesën e parë, s’ka “krisma” mes Torinos dhe Juventus, derbi do vendoset në fraksionin e dytë

45 minutat e para mes Torinos dhe Juventusit kanë përfunduar pa gola.Rasti i parë konkret i takon ekipit të Juric. Aleksey Miranchuk gjen një pozicion të mirë për të goditur dhe provon nga distanca, por pa mundur dot të shënojë.

Fundi i pjesës së parë mund  të sillte avantazhin bardhezhi. Milinkovic-Savic i mohon golin Locatellit, me një pritje mjaft të mirë.

Topi sa në njërën anë në tjetrën, me sfidën që po bëhej akoma më interesante. Te Juventusi janë mjaft të vëmendshëm, kur bllokojnë Lazaron, i cili tashmë ishte në zonë dhe gati për të bërë keq.

(BalkanWeb)

Lexo me shume