Paralajmërojnë bojkot të mësimit, pedagogët sot protestë para Universitetit të Arteve (Kërkesat)

Këtë të premte Pedagogët do të zhvillojnë protestë para Universitetit të Arteve. Protesta pritet të nisë në orën 11:00,.

Në protestat e zhvilluara më herët, ata kanë paralajmëruar se nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh, do të bojkotojnë mësimin më datë 17.

Gjithashtu për këtë protestë ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili ka bërë thirrje që qytetarët të bashkohen para Universitetit të Arteve për të mbështetur studentë e pedagogë.

Kërkesat e pedagogëve:

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës (nuk është plotësuar)
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor (nuk është plotësuar)
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’ (nuk është plotësuar)
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë (nuk është plotësuar)
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare (do shqyrtohet)
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit. (do shqyrtohet)
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare (do shqyrtohet)
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”. (do shqyrtohet)
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike. (është rënë dakord)

(BalkanWeb)

Lexo me shume