Parashikimi i motit 13 Tetor 2022

Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të vijojë të jetë në mbizotërimin vranësirave të shpeshta dhe shirave të pakët, ku deri në orët e pasdites do të ketë edhe intervale të shkurtra me kthjellime.

Por parashikohet që gjatë mbrëmjes dhe natës vonë vranësirat të pësojnë zhvillime duke sjell reshje shiu. Pritet që here pas here të ketë dhe rrebeshe afatshkurtra, ku më të fokusuara reshjet e shiut do të jenë në Jug të territorit.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë./tvklan.al

Lexo me shume