Parashikimi i motit për datën 23 tetor 2022

Vendi ynë do të vijojë të jetë nën diktimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme falë masave ajrore relativisht të ngrohta me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në veri dhe lindje.

Era do të fryje me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut e lehtë por hera – herës në orët e mesditës dhe ato të pasdites deri mesatare dhe shpejtësi deri në 5-8m/s dhe kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.

Lexo me shume