Parashikimi i motit për sot, java nis me rritje temperaturash

Shqipëria

Moti – E hënë, 24 Tetor 2022

Sipas MeteoAlb: Deri në orët e mesditës territori Shqiptar do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore, ndërsa kalime të pakta vranësirash do të ketë në zonat e thella malore.

Por në orët vijuese pritet që vranësirat herë pas here të shfaqen në zonat malore dhe pjesërisht në qytetet e zonës së ulët.

Parashikohet që më të theksuara vranësirat të jenë në zonat Verilindore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 27°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

/abcnews.al/

Lexo me shume