Paris Saint-Germain po shikon Lautaro Martinez si zëvendësuesin e Mbappe

Pas tronditjes fillestare të dëshirës së Kylian Mbappe për t’u larguar nga Paris Saint-Germain thuhet se tashmë janë në kërkim të lojtarit që mund të mbushë boshllëkun e tij në sulm.

Ndaj tashmë ka raportime që thonë se parizienët kanë vizione për blerjen e Lautaro Martines. Këtë e ka mbështetur edhe gazeta italiane Gazzetta Dello Sport.

Aty thuhet se Paris Saint-Germain pritet të bëjë një lëvizje në verë për blerjen e Lautaro Martinez nga Interi, sado e vështirë të jetë. Në fakt, thuhet se një nga arsyet e zgjedhjes së Martines është Lionel Messi.

Leo ka marrëdhënie të mira me Martinez dhe në Paris besojnë se ardhja e tij eventuale në Paris mund të luajë edhe një rol në qëndrimin e Messit në skuadër. /G.D abcnews.al/

Lexo me shume