Partia Demokratike hap zyrtarisht primaret për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin

Partia Demokratike e Shqipërisë ka deklaruar të hapur procesin e mbledhjes së kandidaturave për zgjedhjet e pushtetit vendor në bashkitë Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Procesi i mbledhjes se kandidaturave udhëzon si më poshtë:
1. Çdo degë mbledh propozimet për kandidatet e PDSH ne Primaret 2023, ne takimet me anëtarësinë në nivel seksioni / grupseksioni;
2. Emrat e kandidatève te propozuar nga anëtarësia kontaktohen nga Dega duke i ftuar ata të plotësojnë dokumentat bashkëngjitur sa më poshtë:
a. Formularin e kandidimit (Deklarata Kandidatit);
b. Një jetëshkrim te përmbledhur me aktivitetin profesional dhe politik te kandidatit;
c. Deklarate per respektimin e Etikes dhe Integritetit gjate fushatës për Primaret 2023;
d. Vetëdeklarim për plotësimin e kushteve statutore për kandidim;
e. Formularin vetjak ne baze te Ligjit 138/2015 “Për garantimin e Integritetit të personave që zgjidhen emerohen ose ushtrojne fumksione publike”.
3. N° rast refuzimi per te gêne kandidat, dega siguron nga i propozuari marrien e nje konfirmimi me shkrim për refuzimin e kandidaturës;
4. Seti i plotë me dokumentat e kandidatëve do te dorëzohet pranë
Sekretariatit Organizativ ne Qendër. Afati për dorëzimin e dokumentacionit do tju behet me dije ne ditët ne vijim;
5. Në rastet e kandidateve të vetëpropozuar, ata dorëzojne në degë dhe / ose prane KOKOEs, në selinë qendrore, dokumentacionin e plote sipas listës bashkangjitur. Çdo degë pranon kërkesat për vetëkandidim, sigurohet që dokumentacioni i dorëzuar është i plotë dhe ja përcjell ato Sekretariatit Organizativ ne Qendër.

Dokumenti i Plotë
Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar më 18 tetor kalendarin e primareve. Kandidatet zyrtarë të Berishës do të dalin 5 muaj para zgjedhjeve lokale. Në 18 deri 6 nëntor, do të ketë negociata me aleatët dhe evidentim kandidaturash për primaret. Në 6- 13 nëntor, Këshilli Kombëtar filtron kandidaturat dhe dalin emrat zyrtare. Në 13 nëntor deri datë 27, fushata e primareve dhe në 4 dhjetor zhvillohen primaret në gjithë vendin.

Top ChannelLexo me shume