Pas Bellingham, Real Madrid hedh “grepat” për një tjetër yll në Bundesliga_66425a8df3191.png

Pas Bellingham, Real Madrid hedh “grepat” për një tjetër yll në Bundesliga

Florian Wirtz është objektivi kryesor i transferimeve te Real Madridit për verën 2025.
Siç raportohet nga gazeta spanjolle ‘Marca’, manovrat e shkëlqyera të Florentino Perez për të nënshkruar me lojtarin pas një viti kanë filluar me heret.
Kjo sepse edhe te pakten 1 vit talenti i ekipit kampion, Bayer Leverkusen, futbollist i lidhur me aspirinat me një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027, nuk ka nder mend te levize, ashtu si trajneri i tij Xabi Alonso.
Ideja e Perez është të shënojë një tjetër goditje te madhe si Bellingham pas një viti, duke rrëmbyer kështu mesfushorin e ri më të mirë sulmues në Bundesliga.
Tetëmbëdhjetë gola dhe 19 asistime këtë sezon, Wirtz tashmë është ndër më të mirët në botë në pozicionin e tij dhe vetëm dhjetë ditë më parë mbushi 21 vjeç.

Burimi