Pas takimit kokë më kokë me Boris Johnson, Rishi Sunak shpall kanditaturën për kryeministër

Rishi Sunak shpall zyrtarisht kandidaturën. The Guardian shkruan se ish-kancelari Sunak i cili duket se ka një mbështetje të madhe të deputetëve në garën për lidership, ka njoftuar vetëm lajmin për kandidaturën.

Kujtojmë se Sunak humbi në zgjedhjet e lidershpit nga Liz Truss, në fillim të kësaj vere.

Ai është shprehur se qëllimi i tij  është të përmirësojë ekonominë, të bashkojë partinë dhe të japë më të mirën për vendin.

Ai i bashkohet Penny Mordaunt si kandidati i dytë që hyn zyrtarisht në garë.

Ndër të tjerë më herët u bë me dije se Boris Johnson, i cili u takua me Sunak mbrëmë, ende nuk ka njoftuar se do të qëndrojë.

(BalkanWeb)

Lexo me shume