Pasi ta lexoni këtë, nuk do t’i hidhni më kurrë lëvozhgat e vezëve

A e dini se lëvozhgat e vezëve përbëhen nga 90 % kalcium? Nuk ka asnjë ushqim tjetër që përmban kaq shumë kalcium. Dhe kalciumi i nevojitet trupit për kockat, dhëmbët, si dhe nervat dhe muskujt. Ndaj, pasi të hani vezën, mos e hidhni kurrë lëvozhgën pasi mund ta përdorni në disa mënyra.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Amerikan ka bërë studime të shumta mbi pluhurin e bluar të lëvozhgave të vezës. Për shkak se lëvozhgat e vezëve përmbajnë shumë kalcium, ato forcojnë kockat tona dhe prodhojnë qeliza të shëndetshme të gjakut. Përveç kësaj, lëvozhga e vezës ndihmon në uljen e kolesterolit dhe presionit të gjakut.

Gjysmë lugë çaji me lëvozhgë veze të bluar përmban 1000 deri në 1500 miligram kalcium, që është 90 për qind e nevojave tona ditore.

Heq ushqimin e djegur

Thjesht thërrmoni disa lëvozhga vezësh në një tigan me ushqim të djegur, shtoni pak kripë dhe ujë të nxehtë dhe fërkojeni tiganin me një sfungjer.

Përdorini si pleh për bimët

Lëvozhgat e vezëve janë plot me karbonat kalciumi, i cili është i mirë për bimët. Thajini lëvozhgat dhe grijini sa më imët të jetë e mundur. Këtë mund ta përdorni për bimët.

Si t’i përdorim lëvozhgat e vezëve?

Jo nuk bëhet fjalë për t’i ngrënë drejtpërdrejt lëvozhgat e vezëve. Megjithatë, nëse i grini dhe i bëni pluhur të imët, mund të shtoni pak prej tyre në vakte si një burim shtesë kalciumi.

Lexo me shume