Pasion dhe dashuri nga Julka dhe Silvester, në një Rumba

Sfida e javës së shkuar duket se ishte pak më e vështirë në krahasim me “Rumba”-n e sotme, të cilën dyshja Julka dhe Silvestër e menaxhuan mjaft mirë.

Komentet e jurisë ishin mjaf vlerësuese, pasi të katërt anëtarët i vunë në dukje çiftit përmirësim në krahasim me javën e shkuar.
“Performanca sot ishte në rritje, impakt i mirë, të koordinuar. Më Pëlqeu!”-Tha Armand Peza.

“Nëse do të flasim për sensualitët, ky ishte pikërisht kërcimi i duhur. Në linjen e përgjithshme ishte mirë. “- tha Kleidi Kadiu.
Totali i pikëve të marra nga dyshja mbrëmjen e sotme ishte 26.
Nëse Julka  dhe Silvester janë të preferuarit tuaj mund t’i mbështesni ato me tekstin Vip12.
Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut. Ndryshe nga javën e shkuar, këtë të premte do të ketë eliminime, ku çifti me rezultatet më të dobëta do të lërë garën.

FOTO GALERI
1/5

Top ChannelLexo me shume