“Pason topin?”, Xavi: Nuk jam unë problemi i Barcelonës, ndryshe do isha larguar

“Nuk mund ta çmontojmë projektin krejt papritur”, Xavi i është rikthyer me këto fjalë barazimit 3-3 të Barcelonës ndaj Inter në Champions League.

Duke folur në prag të “El Clasicos”, trajneri i Barçës zbuloi përmbajtjen e bisedës që pati me presidentin Joan Laporta pas ndeshjes kundër “zikaltërve”, duke mohuar se në ndonjë moment mes palëve kishte pasur diskutim për punën e Xavit.
“Nuk kemi folur për këtë, ne vetëm po mendojmë të ecim para duke punuar. Jam shumë optimist për sezonin dhe mbi të gjitha jam një tifoz i Barçës. Nuk e shoh veten si problem për Barcelonën, ditën që do të më ndodhë, nuk do të hezitoj të largohem mënjanë”, tha Xavi Hernandez./ Super Sport

Top ChannelLexo me shume