“Pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal”, SPAK dërgon për gjykim Rezart Taçin dhe bashkëpunëtorët e tij

Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion ka çuar për gjykim dosjen e Rezart Taçit dhe bashkëpunëtorëve të tij, që u kapën gjatë tentativës për të pastruar rreth 18.4 milionë euro të mafies italiane në Shqipëri.

Rezart Taçi, Artur Balla dhe Bledar Lilo, në bashkëpunim me shtetasit italian Francesco Zummo, Fabio Petruzzella, Daniele Cestagalli dhe disa persona të tjerë, në bashkëpunim me njëri tjetrin në formën e grupit të strukturuar kriminal, kanë organizuar një skeme komplekse financiare të kundraligjshme, të shtrirë në disa shtete të ndryshme, që ka pasur si qëllim “pastrimin” e një shume monetare të konsiderueshme që përbën produkt të veprimtarisë kriminale, thuhet në njoftimin e SPAK-ut.
Ndaj Rezart Taçit, kunatit dhe shoferit të tij rëndojnë akuzat “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”

Skema e pastrimit të parave drejtohej nga disa italianë, ku spikat emri i sipërmarrësit Francesco Zummo, i dyshuar dhe më parë për lidhje me organizatën mafioze italiane Cosa Nostra. Ata kanë dërguar në një bankë në Shqipëri afro 19 milionë euro, transferimi i mëtejshëm i të cilave dyshohet se do të kryhej nga Taçi dhe bashkëpunëtorët e tij, përmes kompanive të tyre.
Mbi 18 milionë euro u bllokuan dhe sekuestruan nga SPAK.
Lexo edhe: Rrëfehet Rezart Taçi: Si e bëra milionin e parë. Më vendosën tritol te depozitat e naftës

Top ChannelLexo me shume