“Pata fat”, Pablo Mari: Isha me djalin, një person ndërroi jetë para syve të mi

Pablo Mari përjetoi momente tmerri të enjten pasdite. Qendërmbrojtësi spanjoll i Monzës, u plagos me thikë nga një person me probleme mendore në një qendër tregtare në Milano, ngjarje në të cilën një person humbi jetën dhe katër të tjerë u plagosën.

29-vjeçari i është nënshtruar një operacioni në shpinë. Ndërhyrja kirurgjikale ka dalë më sukses, teksa Pablo Mari do të rikthehet në dispozicion të ekipit të Serie A në vitin 2023.
Në një prononcim për GDS, lojtari iberik tregoi se çfarë ndodhi.

“Pata fat, pasi pashë një person të vdekur përpara meje. Unë isha me karrocën e fëmijës tim kur ndjeva një dhimbje torturuese në shpinë. Pastaj, ai njeri goditi një tjetër person me thikë në fyt, të cilin e pashë të vdiste përpara meje…”, deklaroi Pablo Mari.

Top ChannelLexo me shume