“Patriotizëm fals”, Neritan Sejamini: Rama në Athinë si “Tregtari i flamujve” të Ernest Koliqit_66426b2b36250.jpeg

“Patriotizëm fals”, Neritan Sejamini: Rama në Athinë si “Tregtari i flamujve” të Ernest Koliqit

Edi Rama zhvilloi dje një takim të madh me emigrantët shqiptarë në Greqi, që ishte paralajmëruar prej javësh, duke shkaktuar debate mes qeverive të dy vendeve.
Analisti Neritan Sejamini deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se mitingu i Ramës në Athinë ishte pjesë e patriotizmit fals dhe e krahasoi atë me tregtarin e flamujve të Ernest Koliqit.
“Kjo është non ngjarje. Është ngjarje zero. E mbani mend samitin që u bë në Shqipëri. Edhe kjo është zero ngjarje. Përsa i përket flamurit, Rama citoi Sami Frashërin, por Ernest Koliqi ka një tregim “Tregtari i flamujve”, për patriotizmin fals.
Nuk ka asnjë kusht për emigrantët që të kthehen. U kthyen në 2008, por ikën sërish, sepse nuk gjetën vend në vendin e tyre dhe ikën në Holandë, Suedi etj. Kjo është përgjegjësi e çdo lloj qeverie.
Shumica e atyre që janë në sallë nuk votojnë as në Shqipëri as në Greqi. Nuk janë nënshtetas dhe nuk votojnë në Greqi dhe nuk i lejojnë që të votojnë në Shqipëri.
Problemi i pasaportave dhe lejeqëndrimit nuk është zgjidhur. Pas 10 vitesh marrëdhëniet janë aty ku ishin. Nuk mund të shkosh atje dhe të shash grekët në shtëpinë e tyre.
Nuk preku problemin e gjuhës shqipe në Greqi. Z.Rama duhet që marrëdhëniet me Greqinë t’i zhvillojë në interes të shqiptarëve në Greqi dhe në Shqipëri”-tha Sejamini.

Burimi