PD thirrje SPAK-ut për inceneretarorët: 9 akuzat që rëndojnë mbi Engjëll Agaçin

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi në një dalje për mediat ka folur për aferën e inceneratorëve dhe Sekretarin e  Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi.

Sipas Këlliçit, Agaçi është arkitekti i masakrës financiare prej gjysmë miliard euro.

Në vijim të kësaj deklarate, Këlliçi ka publikuar dhe nëntë kuzat që rëndojnë ndaj tij.

“Shpresojmë që thirrja e tij në SPAK të mos jetë një vizitë rikonjicioni, për t’i hedhur hi syve medias dhe opinionit, por ora kur përgjegjësit të fillojnë të japin llogari.

Inceneratorët nuk janë një obsesion politik, por një fakt i cili u shfaq edhe në progress-raportin e Bashkimit Europian. Ata janë qartësisht një vepër e mafias në dëm të taksapaguesve, dhe një tallje e përditshme e pushtetit të Edi Ramës dhe Erion Veliajt me qytetarët e tyre”, ka thënë Këlliçi.

Lexo me shume