PDIU garon e vetme në zgjedhjet vendore, Shpëtim Idrizi: PD të zgjidhë njëherë problemet e brendshme…

Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi tha se PDIU do qëndrojë jashtë bashkimit të opozitës për daljen me një kandidat të vetëm në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në një lidhje direkte për “Breaking” në Top News, Idrizi tha se PDIU do të garojë e vetme për të matur forcën e saj politike, por edhe për shkakun se koalicionet janë prishur.
“Besoj është një zgjedhje e arsyetuar. Ka një votë politike për PDIU dhe një për kryetarin e bashkisë. Nuk ka ndonjë risi se forcat politike janë detyruar të dalin në vete. PDIU do garojë e vetme dhe do të masë forcën e vet politike në këto zgjedhje.  Nuk ka koalicione, janë prishur. Ne jemi detyruar të hymë të vetëm dhe kjo është zgjedhja jonë”- tha Idrizi.

Ai tha se PD duhet të gjejë konsensusin mes vetes, pastaj të kërkojë zgjerimin me partitë e tjera.
“Ky është vendimi ynë, nuk kemi pasur ftesë për ndonjë takim nga asnjë nga palët, ndoshta edhe nga pozicioni ynë politik. Ne jemi duke ndjekur zhvillimet mes PD se ata akoma nuk kanë gjetur konsensus brenda partisë. Këto janë zgjedhje lokale, kemi datën 3 nëntor që do presim çfarë do bëjë gjykata.
Ne do ofrojmë ofertën më të mirë për qytetarët. Ne na duhet të gjejmë një profil të tillë, një ofertë të mirë cilësore për qytetarët. Unë do dëshiroja një urbanist apo një arkitekt. Kur flasim për votën e politike ishin zgjedhjet e vitit 2021. Qytetarit i duhet dikush që merret me problemet e tyre të përditshme. Nëse dikush e prezanton këtë gjë, ne padyshim që do ta mbështesim”- shtoi Idrizi teksa konfirmoi se vetë ai nuk do të garojë për kryetar bashkie.
 

Top ChannelLexo me shume