Pedagogët e Universitetit të Korçës u solidarizuan me kolegët e tyre të Tiranës dhe ndërprenë procesin mësimor edhe këtë të martë.
Për dy orë stafi akademik protestoi para sheshit të universitetit “Fan Noli”.
Orion Ago, zëvendës dekan i Fakultetit të Edukimit, u shpreh i zhgënjyer me një pjesë të kolegëve, të cilët nuk i janë bashkuar tubimit.
ORION AGO
ZV/DEKAN I FAKULTETIT TE EDUKIMIT
Kur nuk reagojmë ne pedagogët, kush tjetër mund ta bëjë një gjë të tillë, ka shkuar më tej.
Kërkesat për rritje të pagës me 30% për këtë vit dhe 20% vitin tjetër, sipas pedagogëve janë të realizueshme.
Ndërkohë, studentët ndajnë mendime të ndryshme për protestën.
Mësim nuk u zhvillua as në Elbasan e Durrës. Ndërkohë, në Gjirokastër bojkotuan auditorët vetë katër pedagogë.
Kjo pasi trupat pedagogjike në rrethe vijojnë të mbajnë qëndrime të ndryshme për peticionin drejtuar qeverisë.
br> br>Lexo me shume