Pedagogët sërish në protestë për rritjen e pagave: Kërkesat tona janë të përsëritura, të dyfishohet buxheti për arsim

Pedagogët kanë dalë sërish sot në protestë, për të kërkuar rritje të pagave. Pedagogët janë mbledhur përballë  Universitetit të Arteve, për të shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me pagat.

Ndërsa  kanë paralajmëruar se nëse nuk do të ketë reagim ndaj kërkesave të tyre, atëherë ata do të bojkotojnë edhe procesin mësimor. Ata pohojnë se Shqipëria ka pagat më të ulëta të pedagogëve në Evropë.

Pedagogët theksojnë se qeveria ka akorduar minimumin për buxhetin në arsim, teksa kërkojnë dyfishim të buxhetit për arsim.

“Hapim këtë protestë me shprehjen të Fan Nolit, çdo vend çlirohet me përpjekjet e veta. Edhe përpjekja jonë sa vjen bëhet më e fortë. Qeveria në sektorin e arsimit ka bëtë shkurtime mbi 1.6 mld lekë. Pra nga buxheti fillestar i parashikimet. Shpenzimet kanë pësuar shkurtim. Fondet për arsimin bazë dhe të mesëm janë reduktuar.   Jemi vendi i fundit në Evropë për pagën e pedagogët, më poshtë se Bosnje Hercegovina. Kjo gjendje flet vetë pse rinia ikën nga Shqipëria. Të qëndrojmë fort me kërkesat tona, që çdo ditë po i bashkohen kërkesat e studentëve. Kjo është protesta juaj dhe e shoqërisë shqiptare”, than ë nisje të protestës  pedagogu Ardian Isufi.

Disa nga kërkesat e pedagogëve:

Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës

Rritja e financimit për kërkimin shkencor

Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’

Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë

Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare

Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosdiferencimit të orës mësimore të leksionit.

Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.

Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike. /abcnews.al/

/abcnews.al/

Lexo me shume