Pep, “i tërbuar” me arbitrin kryesor, Kloppit s’i del inati me anësorin

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, shpërtheu me zemërim dhe zhgënjimin kur sistemi VAR sinjalizoi kryesorin për ndërhyrjen e gabuar të Erling Haalandit ndaj Fabinhos para se Phil Foden të dërgonte topin në rrjetë.

Foden mendoi se i kishte dhënë City-t epërsinë , duke nisur festën e shfrenuar, gjyqtari Anthony Taylor shkoi ta shihte vetë aksionin në monitor, duke e anuluar më pas golin.

Duke folur pas ndeshjes, Guardiola i tërbuar nga ky vendim, fajësoi gjyqtarët për humbjen e skuadrës së tij.

“Ky është “Anfield”. Arbitri foli me ndihmësit e mi dhe tha se nuk do të jepte faulle nëse nuk do të ishin të qarta. Gjatë gjithë ndeshjes ai thoshte “luaj, luaj”, përveçse në rastin e golit tonë.”

Edhe homologu i Guardiolës, Jurgen Klopp, mbeti po aq kritikues ndaj arbitrimit, me gjermanin që u dërgua në tribune (me karton të kuq) në fund të ndeshjes, pasi iu drejtuar me prepotencë gjyqtarit të katërt për një faull të padhënë ndaj Salah.

“Në fund, ndoshta ishte karton i kuq i merituar, por nuk mund ta kontrollosh vetën në atë situatë. Ishte faulli më i qartë që kam parë ndonjëherë para syve të arbitrit të linjës dhe ai nuk u shqetësua fare”, – tha Klopp në lidhje me ndëshkimin e tij me karton të kuq. – ‘Është e qartë. Ata thjesht e shikojnë ndeshjen, por ne trajnerët jemi të përfshirë emocionalisht”.

 

 

Lexo me shume