Për ç’ju referua së fundi Berisha librave të shenjtë?_663a38081a323.jpeg

Për ç’ju referua së fundi Berisha librave të shenjtë?

Berisha, për vetë momentin e vështirë ku ndodhet, nën kërcënimin e një arresti, qoftë dhe shtëpie, dhe për më tepër nën një izolim ndërkombëtar, pa asnjë mik apo aleat në Perëndim a gjetkë, i është referuar librave të shenjtë në promovimin e idesë se nuk duhet të jetë të huajt ata që vendosin për Shqipërinë.
I kompleksuar nga ideja që goditja ndaj tij është pikërisht ndërkombëtare, ai  tha së fundi se “ne nuk jemi republika e të huajve, ne jemi republika e Shqipërisë me partnerë në mbarë botën njerëzit e lirisë”.
“Pse po e them këtë? Po e them këtë se është naive, është e pafalshme të pretendosh për mbështetje kur nuk ke zë.
Edhe Bibla, edhe Kurani e thotë, Zoti e ka thënë, ndihmo veten që të të ndihmoj”, ishte arsyetimi i tij politik.
Berisha po tenton të mobilizojë qoftë dhe militancën e djathtë për t’u imponuar politikisht, por deri më tani nuk ka mundur të masivizojë asnjë prej protestave të organizuara. /tesheshi.com/