Për herë të parë në grupet e Champions

Armand Duka në Shkodër: Krenar që shikojmë vajzat shqiptare kundër Real e PSG

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ishte në Shkodër, ku zhvilloi një takim me skuadrën e femrave të këtij qyteti. Vajzat kuqeblu do bëjnë debutimin e tyre në grupet e Ligës së Kampionëve arritje që e realizojnë për herë të parë. Një sukses që për kreun e futbollit shqiptar është falë punës së FSHF-së.

“Në Shkodër ekipi i vajzave na kanë bërë krenar që arritën të regjistrojnë pjesëmarrjen e parë në Champions League. Është emocionuese kur e shikon në monitor emra si Real Madrid, Chelsea, PSG dhe Vllaznia Shkodër. Ne e mbështesim akoma më shumë dhe investojmë akoma më shumë në futbollin e vajzave për ta bërë atë të barabartë me futbollin e djemve. Ne po suportojmë shumë dhe në futbollin e fëmijëve, për djem dhe vajza që na sigurojnë të ardhmen, këtë ka si për qëllim federata”, tha Duka.

Ndeshja e parë e Vllaznisë në grupet e Champions do të luhet mesjavën e ardhshme në “Loro Boriçi” ku do ketë përballë spanjollët e Real Madrid.

Klan News

Lexo me shume