“Për pak vrava veten”, Jennifer Aniston rrëfen tmerrin e varësisë së saj nga qetësuesit: Merrja 55 kokrra në ditë dhe…

Aktorja e njohur e serialit Friends, Jenifer Aniston ka zbuluar detaje tronditëse nga jeta e saj. Ajo ka zbuluar se ka qenë e varur ndaj qetësueseve dhe se ka nisur procesin detoksifikues për ë paktën 25 herë gjatë jetës së saj.

Rrëfimi i saj: Jam detoksifikuar më shumë se 25 herë në jetën time, por e para ishte kur isha 26 vjeç. Varësia ime ndaj Vicodin kishte arritur nivele alarmante. Nëse shikoni sezonin e tretë të Friends, do të tmerroheni se sa i dobët jam deri në fund të sezonit. Në episodin e fundit, do të shihni që kam veshur një këmishë të bardhë dhe pantallona të çelura, dhe të dyja duken të paktën tre masa më të mëdha se numri im.

Më pas shikoni episodin e fundit të sezonit të gjashtë dhe të parën e sezonit të shtatë – episodet ku personazhi i Chandler i propozon Monicas. Unë kam veshur të njëjtat rroba në të dyja, pasi supozohet të jetë e njëjta natë, por kisha humbur shumë peshë.

Ju mund të gjurmoni trajektoren e varësisë sime nëse shihni peshën time gjatë sezoneve të këtij seriali. Kur jam duke shtuar peshë në atë kohë ka fituar varësia ime ndaj alkolit, nëse jam duke përdorur pilulat dhe nëse dukem tmerrësisht keq, atëherë jam duke abuzuar shumë me këto pilula.

Arriti një pikë që më duhej të merrja 55 Vicodinë në ditë, ndryshe përjetova simptoma të frikshme dhe sëmuresha.
Ishte një punë me kohë të plotë: telefonata, vizita mjekësore, gjetja e infermiereve që do të më jepnin atë që kisha nevojë.

M’u desh pak kohë për të kuptuar se çfarë po ndodhte. Në fillim mendova se do të kërkoja ndihmë kur të mbaronte sezoni i Friends, por për pak e pësova. Për pak sa nuk vrava veten. Sikur sezoni të zgjaste edhe një muaj, nuk do të isha më këtu.

Gjatë kohës që punoja nuk përdorja kurrë pilula. megjithatë kisha shumë probleme me ushqimin dhe oreksin, isha gjithmonë aq keq dhe nuk doja të haja, plus nëse haja diçka më duhej ta villja. Kam dëgjuar histori të njerëzve të varur si unë që kërkonin në të vjellat e tyre pilula të patretura që ti pinin sërish por kjo nuk më ka ndodhur, nuk arrija ta bëja këtë.

Por unë kisha dy peshqir pranë tualetit tim – një për të fshirë të vjellat dhe një për të fshirë lotët. Unë po vdisja, por nuk mund t’i tregoja askujt për këtë.

Askush nuk e dinte – as familja ime, miqtë e mi, askush. Isha pafundësisht e sëmurë gjatë gjithë kohës. Do të përpiqesha ta lija herë pas here – tri ditë këtu, katër ditë atje – por më bënte kaq të trishtuar dhe të sëmurë saqë ishte e pamundur ta vazhdoja. Isha në shtëpi një natë, duke u përpjekur t’i kuptoja të gjitha, kur erdhi një telefonatë nga një shoqe.

“Unë e di se ka diçka që nuk shkon me ju dhe do të të dërgoj tek një mjek”, tha ajo.

Aty shpërtheva, ia tregova të gjitha. Nuk kisha qarë kurrë kaq shumë në jetën time. Sekreti u zbulua. Dikush tjetër e dinte. Unë takova një mjek të nesërmen. Ai më tha të shkoja në një qendër rehabilitimi.

“Ata kanë një liqen të madh atje,” tha doktori, dhe kuptova se është Minesota – mjaft afër Kanadasë. Jam rritur në Otava, dhe të paktën mendova se do të ndihesha si në shtëpinë time. Isha vetëm 26-vjeçe.

Atje shkova nga përdorimi i 55 pilulave në ditë në zero, dhe kjo më bëri të ndjehesha shumë keq.
Gjithsesi mendova se po i kthehesha jetës normale, po luaja tenis dhe kisha shtuar pak në peshë, por brenda vetes e dija se do të pija përsëri.

Në natyrë, kur një pinguin lëndohet, pinguinët e tjerë grupohen rreth tij dhe e mbështesin derisa të bëhet më mirë. Kjo është ajo që miqtë e mi në Friends bënë për mua.

Kishte momente në xhirime kur isha jashtëzakonisht e uritur dhe Jen dhe Courteney Cox, duke qenë të përkushtuara ndaj ushtrimeve kardio, kishin një biçikletë ushtrimesh të instaluar në prapaskenë. Në mes të provave dhe filmimeve, kthehesha atje dhe hipja në atë gjë dhe stërvitesha si e çmendur që të rifitoja qetësinë.

Unë isha pinguini i plagosur, por isha i vendosur të mos i lija këta njerëz të mrekullueshëm dhe shfaqjen.

(BalkanWeb)

Lexo me shume