Përçahet marrëdhënia mes Arbanës dhe drejtuesve të “Top Channel”? Veprimi i Eduartiti duket se i “vë vulën”

Moderatorja e “Big Brother Vip” Arbana Osmani po tërheq vëmendje kohët e fundit, pas disa detajve që tregojnë një krisje mes marrëdhënies së saj me drejtueset e “Top Channel”

Pak kohë më parë u raportua në media se pas “Dancing With The Stars”, i cili moderohet nga Bora Zemani, marrëdhënia mes Arbana Osmanit dhe trashëgimtareve të “Top Channel”, Lori dhe Sara Hoxha, është krisur.

Teksa këto mbeten aludime dhe nuk ka një reagim nga vetë Arbana, disa detaje në rrjetet sociale dhe jo vetëm, duket se konfirmojnë gjithçka

Për ta nisur nga fillimi, Arbana Osmani, e cila është shumë aktive në Instagram, nuk postoi asgjë për nisjen e një projekti të madh për “Top Channel”, spektaklin “Dancing With the Stars.” Kujtojmë këtu që moderatorja shpesh publikonte foto apo video në mbështetje të programeve të televizionit.

Më tej Arbana së bashku me stafin e “Big Brother Vip” dhe trashëgimtaret e “Top Media”, ishin të gjithë të ftuar në dasmën e Arbër Hajdarit. Në të gjitha fotot dhe videot që janë publikuar nga dasma, Arbana dhe partneri i saj Eduarti nuk u panë askund në shoqërinë e Lorit, Sarës apo Bora Zemanit.

Gjithashtu u raportua se Arbana Osmani nuk ishte e pranishme në festën që “Top Media” organizoi për të kujtuar themeluesin e saj Dritan Hoxhën, dhe nuk u postua asnjë foto apo video në rrjetin e saj social në lidhje me këtë event. Në festat e tjera që janë organizuar me stafin e “Top Channel”, Arbana nuk i ka kursyer postimet në rrjetet sociale.

Ajo që u duk se i vuri “vulën” marrëdhënies së moderatores me Lori Hoxhën, ishte mungesa e një urimi nga ana e Arbanës në ditëlindjen e trashëgimtares së “Top Channel.” Duke pasur parasysh marrëdhënien e Arbanës me Lorin, të paktën nga sa mund të shihnim në rrjetet sociale, mungesa e urimit nga ana e moderatores tregon qartë që marrëdhënia e tyre nuk është më si disa muaj më parë.

Për të mos lënë pas as partnerin e Arbanës, Eduart Grishajn, i cili është regjisor në “Top Channel”, edhe veprimet e tij të fundit lënë vend për dyshim.

Së pari, Eduarti nuk ka bërë më asnjë postim të përbashkët me Lori Hoxhën, siç bënte disa muaj më parë, dhe nuk ka publikuar asnjë video nga “Top Channel.”

Së dyti, detaji i fundit që konfirmon dyshimet që qarkullojnë, është fakti se Eduart Grishaj zgjodhi që të bënte promovimin e flimit të tij “Sofia” në “Euronews” dhe jo në “Top Channel”

Teksa nuk ka asnjë reagim konkret nga Arbana dhe Eduarti, apo nga Lori Hoxha, në rrjet qarkullojnë hipoteza të ndryshme për krisjen e marrëdhënieve mes tyre. Dy kryesoret janë: “Xhelozia” e Arbana Osmanit për vëmendjen që po merr së fundmi Bora Zemani dhe fakti që Arbana dhe Eduarti kanë pranuar ftesën për të bashkëpunuar me “RTSH-në” për “Festivalin e Këngës.”

Lexo me shume