Përçarje në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë, opozita thërret mbledhje, mazhoranca vizitë në QSUT_66433d8e919b5.png

Përçarje në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë, opozita thërret mbledhje, mazhoranca vizitë në QSUT

Opozita dhe mazhoranca nuk po arrijnë të gjejnë konsensus në mbledhjet e Komisionit Hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në Shëndetësi.
Ndërsa opozita ka thirrur mbledhje, mazhoranca me votat e saj ka për të zhvilluar sot në orën 13:00 një vizitë në QSUT, konkretisht në Centralin Qendror të Sterilizimit, për të parë zbatimin e kontratave objekt hetimi.
Pjesë nga njoftimi i mazhorancës:
Vizita që duhen bërë tek subjektet që zbatojnë kontratën koncesionare të sterilizimit
1) Centrali Qendror i Sterilizimit në QSUT, ditën e hënë 13.05.2024, ora 13.00
2) Qendrat back-up të sterilizimit nëpër spitale (si p.sh. Korçë, Pogradec, etj.), ditën e mërkurë 15.05.2024
3) Qendrat back-up të stentizimit të transformuara subcentrale (si p.sh. Durrës, Vlorë, Shkodër, etj.) ditën e premte date 1705 2024 4) Kompanitë që për Hogari të Sanivervice kryejnë transportin e mbetjeve të rrezikshme spitalore, ditën e hënë 20. 05-2024
Vizita që duhen bërë tek subjektet që përfitojnë nga kontrata koncesionare të sterilizimit
1) QSUT (kirurgjitë e përgjithshme I the 3), ditën e hënë 13.05.2024, oгa 14.00
2) Spitali Traumës (kirurgjtë), ditën e hënë 13.05.2024, om 15.00
3 Spitali Rajonal Shkodër (kirurgjia), ditën e premte, datë 17.05.2024
4) Spitali Rajonal Vlorë (kirurgjia), ditën e premte, datë 17.05.2024
5) Spitali Rajonal Durrës (kirurgjia), ditën e premte, date 17.05.2024
6) Spitali Rajonal Korçë (kirurgjia), ditën e mërkurë, datë 15.05.2024

Burimi