Përcillet nesër për në banesën e fundit efektivi që u vra nga 23-vjeçari, homazhe në Teatrin e Bylisit_66433a6475325.jpeg

Përcillet nesër për në banesën e fundit efektivi që u vra nga 23-vjeçari, homazhe në Teatrin e Bylisit

Novruz Cenalia, efektivi 28-vjeçar i “Shqiponjave” i cili u vra ditën e djeshme (13 maj), do të përcillet nesër për në banesën e fundit.
Ceremonia mortore do të zhvillohet në orën 11:00, ndërkohë pas ceremonisë, në teatrin e Bylisit do të mbahen homazhe për nder të tij.Lexo edhe :Related Posts
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në fshatin Baltëz të Fierit, rreth orës 13:00. Autori i dyshuar i ngjarjes, Azgan Mernica, menjëherë pas krimit të rëndë u arratis dhe është ende në kërkim.
Forcat RENEA dhe “Shqiponjat” po vijojnë kontrollet për kapjen e 23-vjeçarit Kontrollet janë përqendruar në fshatin Sulaj dhe Havaleas, ku dyshohet se është larguar autori i vrasjes.
Ky i fundit, në vitin 2021 ka qenë i angazhuar në fushatën elektorate të Partisë Demokratike.
Deputeti i PD-së, Luan Baçi ka postuar më 3 prill 2021 një foto krah disa djemve, mes tyre edhe Mernica.
“Me te tille djem, ka vetem fitore! Jemi gati, per mbrojtjen e votes! Azgan Mernica, Shkelzen Selaci, Pajtim Gashi, Marjus Sheka, Brahim Gashi”, shkruante Baçi në 2021.

Si ndodhi ngjarja
Sherri nis për kalimin në rrugë dhe përfundoi me përdorimin e armës. Cenalia, po shkonte në punë për të marrë shërbimin pasi ishte turn i dytë. Ndërsa Mernica, i cili ndodhej së bashku me nënën në makinë, ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë.
Para hetuseve ajo ka deklaruar se gjithçka ndhodhi shumë shpejt dhe se dëgjoi krisma. Pas kësaj, i biri, Azgani, ka hipur në makinë dhe janë larguar drejt shtëpisë së dajës së tij.
Aty ka lënë makinën dhe është larguar në këmbë. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 20 orë, policia nuk ka arritur që ta lokalizojë 23-vjeçarin./vizionplus.tv