Përdoret shpesh në ushqime, por dëmton mëlçinë dhe trurin. Ja vaji që duhet të shmangim nga gatimet tona

Një studim i bërë së fundmi, konfirmoi efektet negative të vajit të ringrohur ose të skuqur nëse i nënshtrohet temperaturave të larta më shumë se një herë.
Përdorimi i vajit ushqimor është shumë i zakonshëm në gatim, por shumë herë përdoret pa marrë parasysh se mënyra e përdorimit të tij mund të ndikojë në shëndetin.
Kur vaji i ngrohur përdoret disa herë për skuqje, kjo rezulton në dëmtim më të madh të mëlçisë dhe zorrës së trashë, përveç trurit, duke rritur rrezikun e sëmundjeve të neurodegjenerimit, thuhet në studim.
Po ashtu, studimi mbështetet edhe në një tjetët studim të Shoqatës Amerikane të Biokimisë dhe Biologjisë Molekulare, i cili përcaktoi se vaji i ripërdorur i skuqjes mund të ndikojë në përparimin e sëmundjeve të tilla si Alzheimer.
Hulumtimi u bazua në testet e kryera te minjtë, të cilët treguan stres më të madh oksidativ dhe ndjeshmëri më të madhe ndaj dëmtimit neuronal. Përveç kësaj, u përcaktua se konsumi i vajrave të ringrohur:
Çfarë është vaji i mbinxehur?
Një vaj i ringrohur është vaji që përdoret të paktën një herë kur skuqni ushqimin. Duhet të keni parasysh se rinxehja e vajit ndryshon përbërjen e tij kimike natyrore, e cila redukton produktet e tij antioksidante dhe formon komponime të tilla si yndyrat e transsaturuara, akrilamidet dhe aldehidet.
Cilët janë vajrat më të rekomanduar?
Nutricionistët përmendin për shëndetin e grave disa nga vajrat më të rekomanduar në kuzhinë dhe mënyrën se si mund të përdoren.
Vaji i avokados: ideal për skuqje dhe gatim në temperatura të larta, edhe si salcë
Ulliri ekstra i virgjër: është më i zakonshmi për t’u erëzuar dhe gatuar ose skuqur në zjarr mesatar
Susam: rekomandohet si salcë dhe shmangni përdorimin e tij për skuqje në temperatura të larta
Vaji i farave të lirit: përdoret vetëm si salcë në sallata dhe mos i nënshtrohet temperaturave të larta

Burimi