Përfaqësuesi i diasporës shqiptare në Greqi: Rama theu akullin, ditë krenarie për shqiptarët

Përfaqësuesi i diasporës shqiptare në Greqi, Etmond Guri e konsideron një ditë të veçantë dhe krenarie për të gjithë shqiptarët, 12 majin, kur u zhvillua takimi i kryeministrit Edi Rama me komunitetin shqiptar në kryeqytetin e Greqisë, Athinë.
Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Guri u shpreh se Rama theu akullin dhe kaloi nga inferioriteti tek ndjesia e barazisë për shqiptarët e Greqisë.
Sipa Gurit, pati një entuziazëm nga i gjithë komunitetit shqiptar për takimin e Ramës në Athinë.
“Dje ka qenë një ditë e veçantë, krenarie për të gjithë shqiptarët. Rama theu akullin dhe i dha tonalitetit, duke kaluar te ajo e inferioritetit, tek ndjesia e barazisë. Kjo u mbështet nga të gjithë bashkëatdhetarët që mbushën stadiumit “Galatsi”. E kam përjetuar në të gjitha aspektet. Nuk ka asnjë lidhje, ishte lajm i rremë. Ato linjat e autobusit, janë interurbanë Athinë-Shqipëri, Selanik-Shqipëri, nuk kishte asnjë lidhje me mitingun e zotit Rama. E gjithë pjesa tjetër kanë qenë qytetarë të të gjitha grupomoshave, nuk mund t’ua përshkruaj dot. Ka pasur edhe një entuziazëm nga fëmijët. Për më shumë se 3 javë, mediat greke kanë pasur lajm të parë vizitën e zotit Rama në Greqi. 3 javë para takimit, ka qenë lajmi i parë. U munduan për të gjetur shkak pse u gjet data 12 maj. Rama bëri lëvizje të sdhkëlqyer, foli si lider, duke i thënë gjërat hapur. Mediat në Greqi nuk kanë qasje aq agresive sa dy javë më parë”, theksoi ai.

Burimi