Përfitimet e shumta shëndetësore nga konsumimi i rrushit të thatë

I pasur me antioksidantë, rrushi është përbërës i kremrave, scrub-eve, serumeve dhe trajtimeve që e bëjnë lëkurën rrezatuese dhe elastike.

Të gjitha pjesët e rrushit janë thelbësore, nga lëvozhga te kokrrat ose farat. Kapaciteti parësor i këtij fruti, të paktën në fushën e kujdesit të lëkurës, është të ndihmojë lëkurën të mos plaket.
Ndërkaq, le të ndalemi te rrushi i thatë i cili është një zëvendësues i shkëlqyer i sheqerit. Ky frut i thatë përmban shumë minerale dhe vitamina. Është i dobishëm nëse hahet me moderim.

Për më tepër, rrushi i thatë mund të ndihmojë tretjen, të mbajë kockat tuaja të forta dhe rrit nivelin e hekurit. Rrushi i thatë është gjithashtu pa kolesterol dhe yndyrë, i pasur me antioksidantë dhe një burim i shkëlqyer i fibrave.
Dr.Rohini Patil zbulon se rrushi i thatë përmirëson shikimin sepse është i pasur me fitonutrientë polifenolikë si vitamina A, A-karotenoid dhe beta karoten, të cilat ndihmojnë në një shikim të fortë. Këto lëndë ushqyese mbrojnë sytë duke reduktuar veprimin e radikalit të lirë që dobëson shikimin dhe shkakton degjenerim muskulor si dhe katarakt.

Rrushi i thatë nga ana tjetër është ushqim me pak natrium që përmban një sasi të mirë kaliumi, i cili ndihmon në balancimin e përmbajtjes së natriumit në trupin tuaj dhe në relaksimin e enëve të gjakut.
Duke qenë se rrushi i thatë është një burim i mirë i fibrave dietike antioksiduese që mund të ndryshojnë në mënyrë të favorshme biokiminë e enëve të gjakut, i bën ato të jenë më pak të ngurtësuara, gjë që nga ana tjetër mund të ulë presionin e gjakut.

Kalciumi i cili është i pranishëm tek rrushi i thatë ndihmon në forcimin e kockave. Rrushi i thatë përmban gjithashtu një sasi të madhe Bori i cili është i rëndësishëm për formimin e kockave, përmirëson shërimin e plagëve, performancën njohëse dhe zvogëlon dëshirat tuaja për ëmbëlsira gjë që mbështet humbjen e peshës.

Elementi më thelbësor që kërkohet për formimin e qelizave të gjakut është hekuri dhe rrushi i thatë është i pasur me hekur, bakër dhe vitamina të cilat ndihmojnë në ndërtimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe marrjen e oksigjenit në të gjithë trupin.
Rrushi i thatë përmban një nivel më të lartë të antioksidantëve të cilët parandalojnë dëmtimin e qelizave të shkaktuara nga faktorë natyrorë si stili i jetesës dhe plakja.

Top ChannelLexo me shume