Përfundojnë ekzaminimet mjekësore për Di Maria, zbulohet se sa do të mungojë

Angel Di Maria ka përfunduar ekzaminimet mjekësore në “J Medical”.

Argjentinasi ka një dëmtim të shkallës së ulët në kofshën e djathtë. Ky është rezultati i testeve diagnostike që argjentinasi iu nënshtrua mëngjesin e sotëm.

Juventus bën të ditur këtë lajmërim në faqen e saj zyrtare duke theksuar se do të duhen rreth 20 ditë që ai të rikuperohet plotësisht./ h.ll/abcnews.al

Lexo me shume