Ka përfunduar takimi mes përfaqësuesve të dy grupimeve brenda Partisë Demokratike. Përfaqësuesit Gazment Bardhi dhe Edi Paloka diskutuan për rreth një orë e gjysmë në një restorant përballë Parlamentit.
Në përfundim të takimit, Bardhi u largua me nxitim duke përshëndetur gazetarët. Ndërsa Paloka la të nënkuptohet se “negociatat do të vijojnë”.
“Ju thashë kur të kemi diçka për ju do t’ju njoftojmë. Është vullneti i përbashkët për të dalë me një kandidat. Ju thashë kur të kemi diçka më shumë do ua them”, u shpreh Paloka.
Dy grupimet e Partisë Demokratike, ai i Alibeajt dhe ai i “foltores” së Berishës kanë shprehur interesin për t’u bashkuar përpara zgjedhjeve vendore duke e cilësuar si të rëndësishme të dalin me një kandidat.
br> br>Lexo me shume