Përfunduan sërish në komisariat, ABC zbardh dëshminë e Marsel Buçit: Deizi më ka kërcënuar dhe provokuar

Abc ka siguruar dëshminë e Marsel Buçit, pasi ky i fundit së bashku me Deizi Arapin përfunduan në komisariat mbrëmjen e djeshme. Buçi denoncoi shefin e krimeve në Komisariatit Devoll, Pash Syziu për dhunë.

Marsel Buçi: Mbrëmë kam dalë për kafe dhe jam konfliktuar me fjalë me Deizi Arapin e cila me ka kërcënuar dhe provokuar që unë ta godisja por nuk kam reaguar. Pas debatit më njoftuan nga familja që policia po më kërkonte në shtëpi, erdha në banesë dhe më shoqëruan në komisariat. Atje, në zyrën e shefit të krimeve, ku ishte prezent edhe një punonjëse policie, shefi i krimeve pa asnjë shkak më ka goditur në pjesë të ndryshme të trupit me grushte dhe shkelma. Nuk kam reaguar dhe kam qëndruar i qetë derisa hyri në zyrë një tjetër punonjës policie i cili e qetësoi situatën. Më pas shkoj te drejtoria e policisë dhe bëj denoncimin në AMP. Ndihem i kërcënuar, jam shumë i prekur nga kjo situatë dhe ndihem i pasigurt dhe jo i qetë. Në komisariat mbrëmë mbërriti edhe avokati im, dhe deputeti i Bilishtit Bledjon Nallbati.

lajmi ne perditesim…

Lexo me shume