Përgjigjja e rezonancës/ Sa kohë do të qëndrojë jashtë Dybala, në rrezik Katar 2022

Paulo Dybala pësoi një dëmtim të çuditshëm në ndeshjen Roma-Lecce (2-1). Fantazisti argjentinas i dhuroi fitoren verdhekuqve me penalltinë e ekzekutuar saktë, moment gjatë së cilit pësoi një tërheqje muskulore.

Sot ka dalë përgjigja e rezonancës së 28-vjeçarit argjentinas, i cili ka pësuar një tërheqje të muskulit të kofshës së majtë, dëmtim që do e mbajë jashtë fushave nga 4 deri në 6 javë.

Roma pritet ta ketë sërish në dispozicion në vitin 2023, teksa Dybala shpreson të rikuperohet në kohë për Kupën e Botës Katar 2022, që do të zhvillohet në periudhën 20 nëntor-18 dhjetor.

Rasti më i mirë konsiston në rikthimin e Dybala pas një muaji, opsion që do i rriste shanset për të luajtur në Botëror, por qëndrimi jashtë rreth 6 javë do ndikonte që të humbiste pjesëmarrjen me Argjentinën e tij në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit.

Lexo me shume