Përhapja e kolerës gjatë një dekade, cilat janë vendet më të prekura

Kolera vazhdon të jetë një nga epidemitë që vazhdon të jetë një shqetësim për planetin. Haiti është një nga vendet e prekura, me 33 të vdekur që nga 19 tetori, pasi sëmundja mund të jetë rezultojë fatale brenda disa orësh.

Kolera është përhapur kryesisht në vendet e varfra, për shkak të konflikteve  dhe fatkeqësive klimatike.

Përhapja e kolerës në 10 vite

2022: Shpërthimi më i keq i kolerës në Siri në 10 vite

Siria po përballet me shpërthimin e saj më të keq të kolerës në më shumë se një dekadë, me të paktën 39 viktima që nga shtatori, mes mungesës së ujit të pijshëm dhe dëmeve të shkaktuara nga lufta në sistemet e ujit.

2021-2022: 200 të vdekur në Kamerun

Kameruni, i cili shpesh prekur nga kolera është përballur me rikthimin e sëmundjes nga tetori i vitit 2021 deri në gusht të këtij viti, duke shkaktuar më shumë se  200 viktima dhe më shumë se 10,000 janë infektuar.

2021: 2,300 viktima në Nigeri

Vendi më i populluar i Afrikës ka qenë një ndër më të prekurit.

Në vitin 2021, 2,300 persona humbën jetën, veçanërisht në mesin e fëmijëve të moshës 5 deri në 14 vjeç, sipas autoriteteve shëndetësore të vendit.

2019/20/21:  Republika Demokratike e Kongos

Kolera u bë endemike në Republikën Demokratike të Kongos, veçanërisht në pjesën lindore të vendit, ku sëmundja u përhap kryesisht në kampet e refugjatëve.

Vendi krijoi kampe gjatë 2019-21 për vaksinimin e të prekurve. Sëmundja ka vrarë më shumë se 150 njerëz në mesin e më shumë se 8,000 rasteve të regjistruara në vend në vitin 2021, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

2019: Mozambik

Në mars dhe prill 2019, Mozambik u godit nga dy ciklone, të cilat shkaktuan përmbytje të shumta, duke çuar edhe në shpërthime të kolerës.

2017: 1 milion raste në Jemen

I shkatërruar që nga viti 2015 nga konflikti i armatosur së bashku me një krizë të rëndë humanitare të përkeqësuar nga bllokada e Arabisë Saudite, Jemeni u përball me një epidemi të tmerrshme të kolerës midis prillit dhe dhjetorit 2017.

2,500 njerëz vdiqën nga sëmundja, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve tejkaloi një milion. Kolera u rikthye në vitin 2019 me më shumë se 100,000 raste dhe gati 200 viktima midis janarit dhe marsit.

2010-2019: 10,000 viktima në Haiti

Përhapja e kolerës në Haiti në vitin 2010, shkaktoi më shumë se 100,000 viktima deri në janar të 2019, kur u regjistrua rasti i fundit.

Sëmundja u përhap nga punonjësit e Nepalit, të cilët u dërguan në Haiti pas tërmetit shkatërrues që tronditi vendin në janar 2010.

/abcnews.al

Lexo me shume