Përmbyset autobusi në Kolumbi, 20 të vrarë dhe 15 të plagosur

Aksident tragjik në Kolumbi. Të paktën 20 persona u vranë dhe 15 u plagosën në një aksident fatal me autobus në jugperëndim të vendit. Mes të plagosurve është një vajzë 3-vjeçare dhe një djalë 8-vjeçar.

Përplasja ndodhi në autostradën Pan-Amerikane. Autobusi që udhëtonte mes portit të Tumaco-s dhe qytetit të Cali-t u përmbys në rrugë për shkak të një “defekti mekanik”.

Shërbimet e shpëtimit punuan për më shumë se nëntë orë atje për të nxjerrë të plagosurit dhe për t’i transportuar në spitale të ndryshme të zonës.

Lexo me shume