Përmbyset makina në mes të rrugës në Meksikë, humbin jetën 14 persona, plagosen 31 të tjerë

14 persona humbën jetën dhe 31 të tjerë u plagosën pas një aksident të regjistruar të dielën në Meksikë. Aksidenti ka ndodhur në shtetin e Meksikës, në rajonin e kryeqytetit, kur një autobus është përmbysur në rrugë.
Aksidentet e trafikut po rriten në Meksikë nga viti 2020. Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave të Meksikës (INEGI) janë regjistruar 377,231 aksidente trafiku në vend në vitin 2022. Më 24 shkurt, 10 persona humbën jetën në një aksident trafiku në shtetin San Luis Potosi (në qendër-veri), mes tyre katër të mitur. Të shtunën, një kamion goditi emigrantët në këmbë, duke vrarë tre prej tyre në shtetin e Oaxaca, sipas mediave meksikane.

Burimi