Përmbytje masive në Australi, tre shtete u kërkojnë banorëve të evakuohen (Video)

Komunitetet në tre shtete australiane janë urdhëruar të evakuohen, pasi shiu i rrëmbyeshëm po sjell përmbytje të mëdha.

Australia po përballet me shira të vazhdueshme, të cilat janë katër herë mbi normën mesatare të reshjeve gjatë tetorit.
Deri më tani janë përmbytur minimumi 500 shtëpi, ndërsa një person ka humbur jetën për shkak të rrymave të forta të ujit.

Përmbytjet e përhapura në të gjithë Australinë kanë vrarë më shumë se 20 njerëz këtë vit, duke sjellë edhe shumë persona të evakuuar.
Rritja e nivelit të ujit ka bllokuar rrugët, mbyllur shkollat dhe ndërprerë energjinë në 3,000 shtëpi e biznese.
Kryeministri Daniel Andreës deklaroi se numri i shtëpive të përmbytura pritet të rritet, duke i konsideruar si një nga ngjarjet më të këqija të përmbytjeve të shtetit në dekada.
Në Uellsin e Ri Jugor, rreth 600 njerëzve iu kërkua të evakuoheshin nga qyteti i Forbes, ku pritej të përmbyten rreth 250 prona dhe biznese.
Ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimet për një person që rezulton i zhdukur që prej së martës. Sipas CNN më shumë reshje shiu parashikohen në javët në vijim, duke sjellë rritje të nivelit të lumenjve.

Top ChannelLexo me shume