Përmbytje të mëdha në Brazil, humbin jetën 147 persona_6643772ba3d13.jpeg

Përmbytje të mëdha në Brazil, humbin jetën 147 persona

Moti i keq me shira të rrëmbyeshëm ka përfshirë Brazilin, duke shkaktuar përmbytje të mëdha në shumë zona. Sipas mediave të huaja deri më tani në shtetin më jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul, raportohet se si pasojë e përmbytjeve kanë humbur jetën rreth 147 persona, ndërsa 127 persona janë ende të zhdukur.
Shirat e dendur kanë bërë që disa lumenj dhe liqene në rajon të arrijnë nivelet e tyre më të larta ndonjëherë.
Gjithashtu raportohet se përmbytjet bllokuan rrugët dhe ndërprenë logjistikën, duke shkaktuar mungesë të mjeteve thelbësore të jetesës në zona të caktuara.

Burimi