Përmbytjet e frikshme në Kretë, shkon në dy numri i viktimave

Ishulli i Kretës në Greqi është përfshirë nga përmbyjet të frikshme prej pak ditësh, ndërsa ka shkuar në dy numri i viktimave.

Ditën e djeshme një 50-vjeçar është gjetur i pajetë në resortin turistik të Agia Pelagia pasi ka mbetur i bllokuar në makinën e tij për shkak të shirave të rrëmbyeshëm.

Pasagjeri që ndodhej me të, 49 vjeç, u zhduk dhe mëngjesin e sotëm zjarrfikësit e gjetën trupin e tij në det. Sipas transmetuesit shtetëror Ert, të dy ishin nisur për në Heraklion për punë. Që nga mëngjesi i djeshëm, reshje të rrëmbyeshme kanë goditur veri-lindjen e Kretës. Në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet e jashtëzakonshme sot janë mobilizuar edhe zjarrfikësit dhe shërbimet e shpëtimit. Mbrojtja civile i ka kërkuar popullatës të qëndrojë vigjilente në Kretë dhe në ishujt përreth, Rodos, Karpathos, Kastellorizo ​​dhe Kassos. Sot ishullin pritet ta vizitojë zëvendësministri i Brendshëm për të vlerësuar shkallën e dëmit. Për momentin, raporton Ert, në Agia Pelagia janë dëmtuar më shumë se 15 dyqane, kryesisht restorante luksoze.

Lexo me shume