Përmbytjet katastrofike në Kretë/ Rrjedha e ujit e mori përpara së bashku me dy turiste, ky është fotografi që humbi jetën

Moti i keq që ka përfshirë ishullin e Kretës të Greqisë perëndimore i kanë marrë jetën një 45-vjeçari.

Sipas autoriteteve lokale, një automjet brenda së cilës ndodheshin viktima dhe dy turiste u rrëmbye nga ujërat e një përroi një vendin e quajtur Ajia Pelagjia në afërsi të Heraklios.
45-vjeçari, baba i dy fëmijëve dhe me profesion fotograf ishte personi i parë që  gjet i pajetë.

Kërkimet vijojnë ende për një grua që ndodhej në makinë, ndërsa para pak kohësh u gjet gjallë gruaja tjetër që rezultonte e zhdukur.
Ende nuk dihet identiteti dhe nacionaliteti i tre personave. Reshjet e shiut dëmtuan disa ura dhe muret mbajtëse të disa banesave, ndërsa janë përmbytur dhjetëra dyqane në zonë.
Moti i keq është spostuar në zonën lindore të ishullit të Kretës në Sitia ku reshjet e dendura rrëmbyen dhjetëra makina.

Top ChannelLexo me shume