Përplasen kokë më kokë “Smart”-i me “Hummer”-in në Sarandë, dy të plagosur_66422766ac5a2.jpeg

Përplasen kokë më kokë “Smart”-i me “Hummer”-in në Sarandë, dy të plagosur

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në aksin Sarandë – Delvinë. Nga përplasja e dy automjeteve, njëri prej tyre ka përfunduar në kanalin anë rrugës.
Nga aksidenti mësohet se kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës.
Ata janë Birbil Islami 42 vjeç dhe Vendim Tozo 47 vjeç. Mësohet se janë përplasur kokë më kokë një automjet tip “Smart” me automjetin tip “Hummer” me targa AB 112 IV.
Një hetim ka nisur për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Burimi