Përplasi me furgon të renë shtatzënë, e transportoi në spital dhe më pas u arratis, arrestohet 36 vjeçari shqiptar në Itali_6643ca0027a2a.jpeg

Përplasi me furgon të renë shtatzënë, e transportoi në spital dhe më pas u arratis, arrestohet 36 vjeçari shqiptar në Itali

Një 36 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Macerata të Italisë pasi përplasi me furgon një 36 vjeçare shtatzënë.

Mediat italiane shkruajnë se shoferi shqiptar fillimisht u ndal në vendngjarje, mori të aksidentuarën dhe e transportoi në spital. Më pas u arratis për t’u arrestuar më vonë nga karabinierët e Maceratas.
Pavarësisht se tentoi të humbiste gjurmët, karabinierët nuk e patën të vështirë të identifikonin shoferin e furgonit i cili po mbahet në paraburgim për shkaktim të akdidentit dhe tentativë arratisje pasi transportoi të renë në spital.

Fatmirësisht gjendja e gruas dhe fëmijës raportohet të jetë e qëndrueshme.

Top Channel

Burimi